Flash News

KRYESORE

Kryemadhi pas votimeve: Refuzimi total i Ramës nga shqiptarët, sfidë për opozitën

Kryemadhi pas votimeve: Refuzimi total i Ramës nga shqiptarët,

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat, pas daljes së rezultateve të votimeve, thotë se tani është përgjegjësi e opozitës që të venë në vend të drejtat e shqiptarëve që refuzuan votimin monist të Edi Ramës.

"Me urdhër të tyre dhe pavarësisht kësaj nuk arritën ti largojnë ankthin, sikletin e djersën kryetarit të tyre. Dita e djeshme ishte ngritja e një shteti monist. Refuzimi total është edhe sfidë për opozitën

Shqiptarët folën qartë dje, me mospjesëmarrjen e tyre. Sot shqiptarët presin nga opozita një Shqipëri që u garanton votën e lirë dhe të drejtën e zgjedhjeve, një ekonomi që u garanton të ardhmen.

Për ne nuk mjafton që shqiptarët refuzuan regjimin e Ramës. Ata refuzuan me forcë çdo gjë që është bërë me forcë nën regjimin e Edi Ramës. Ka pasur e gjëra të mira që vijnë si rezultat i punës të përbashkët por nuk lidhet me qeverisjën moniste të Ramës. 85 përqind e shqiptarëve refuzan votimet. Largimi i të rinjve, vendosja e regjimit të vizave do të thotë se me Ramën në krye po shkojmë në greminë.

Na duhet të zgjohemi e të rikthejmë shpresën. Shqiptarët s'kanë nevojë për gjyqet komuniste, por kanë nevojë për drejtësinë që gjykon çdo shkeljë të ligjit që shkel liritë themelore."-deklaroi Kryemadhi.

Të fundit