Flash News

KRYESORE

Kryemadhi për shoqërinë civile: U ble me lekët e drogës, synohet bllokimi i KLP

Kryemadhi për shoqërinë civile: U ble me lekët e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me çështjen shoqërisë civile, e cila ende nuk ka nxjerrë një kandidat për Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kryemadhi deklaron në Facebook se lekët e drogës e blenë shoqërinë civile. Kryetarja e LSI-së shprehet se Edi Rama Synon të bllokojë Këshillin e Lart të Prokurorisë dhe

Statusi i Plotë:

LEKËT E DROGËS BLEJNË PËRFUNDIMISHT ME LIGJ SHOQËRINË CIVILE!

Dje kryetrafikanti që drejton qeverinë bleu me një ligj të posaçëm shoqërinë civile.

Miliona euro do t’i dhurohen shoqërisë civile që ajo, sipas planit të hartuar nga Edi Rama, të ofrojë ndihmë juridike për nenin famëkeq 15 të ligjit për "Ndihmën Juridike të Ofruar nga Shteti".

Ky nen që nuk u propozua nga ekspertët, por u përfshi dhe u miratua dhunshëm nga Edi Rama, me qëllim blerjen si shpërblim ndaj shoqërisë civile, për kryerjen me "sukses" të misionit të bllokimit të reformës në drejtësi.

Neni i sponsorizuar nga Edi Rama synon qartas bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe për rrjedhojë të SPAKUT dhe të Byrosë së Hetimit.

Me këtë akt kryetrafikanti i qeverisë, jo vetëm vjedh në mënyrë të turpshme paratë e shqiptarëve, por i shton pushtetit të tij edhe për pak ditë agoninë.

Edi Rama dhe mentorët e tij të inkriminuar duhet ta kenë të qartë se asnjë manovër e ulët në bashkëpunim me segmente të shoqërisë civile nuk mund ta zgjasë asnjë orë më shumë fundin e parashkruar të një qeverie që erdhi në pushtet dhe ende mbahet në këmbë nga paratë e trafikut të drogës.

Çdo përpjekje agonike është thjesht një akt i pavlerë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe përballjes me të vërtetën e hidhur të inkriminimit në çdo segment të qeverisë Rama.

Të fundit