Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Për të zgjidhur një hall duhet të merresh me politikë

Kryemadhi: Për të zgjidhur një hall duhet të merresh me

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli pa dorashka kur tha se për të zgjidhur një hall në Shqipërisë, sot duhet të jesh pjesë e politikës.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ajo u pyet për vijimin e protestave, por ajo tha se gjatë kësaj kohe është më e rëndësishme çelja e negociatave, për të krijuar një ambient më solid për shqiptarët.

“Ne si LSI mendojmë se është më me shumë rëndësi hapja e negociatave, për të krijuar ambient më solid për shqiptarët , për njerëzit që s’merrem me politikë se për hir të së vërtetës sot duhet të merresh me politike për të zgjidhur një halll, por ka shumë të tjerë që nuk duan të angazhohen me politikë, por duan të jenë të pavarur. Por, nga ana tjetër nuk kanë asnjë garanci, hapja e negociatave është më e rëndësishme se protestat, që do shërbejnë si denoncime”, tha Kryemadhi.

Të fundit