Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Kryemadhi: Po afron fundi i kësaj qeverie, do të mbahet mend për kanabizimin e vendit
Në komunikimin e javës, Rama përshëndeti punën e Komisionit të Vetting-ut dhe tha se Qeveria e tij do të punoj së bashku me të gjithë qytetarët e thjeshtë për të vendosur drejtësi në këtë vend.
Këtë deklaratë kryetarja e LSI-së e ka komentuar se Rama është duke aktruar dhe se po flet për drejtësi ndërkohë që, sipas Kryemadhit, nuk po i lejon prokurorët të hetojnë për ish-bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Kryetarja e LSI-së shprehet se shumë shpejtë faktet dhe provat do të çojnë në bankën e të akuzuarve ish-ministra dhe bashkëpunëtorë të tij.
Në mbyllje të statusit të saj në ‘Facebook’, Kryemadhi deklaron se çdo ditë që po kalon po shënon dhe afrimin e fundit të kësaj qeverie e cila do të mbahet mend për kanabizimin e vendit.
Statusi i plotë:
Kryeministri i frikësuar edhe sot aktroi duke “qarë” hallet e popullit e duke përgëzuar procesin e Vettingut. Edi Rama flet për drejtësinë ndërkohë që nuk lejon prokurorinë të hetojë për ish bashkëpunëtorin e tij të ngushtë. Përshëndet komisionet e Vettingut dhe nga ana tjetër përçmon dhe fyen ato institucione që faktojnë përfshirjen e ish ministrit të brendshëm në trafikun e drogës. Edi Rama në dukje i pashqetësuar aktron me shpresën se do t’i shpëtojë drejtësisë. Duke harruar se faktet dhe provat shumë shpejt do të çojne në bankën e të akuzuarve ish ministra dhe bashkëpunëtorë të afërt të tij. Proces nga i cili as ai vetë nuk do të shpëtojë. Dhe për këtë nuk e ndihmon dot as fasada e përditshme që u ofron shqiptarëve nga ERtv apo media të tjera që i ka nën kontroll, as sharjet ndaj opozitës madje as provat gjenerale të pyetje-përgjigjeve para prokurorit.
Njerëzit e thjeshtë po vuajnë pasojat e fuqizimit të oligarkisë dhe mjerimit të ekonomisë së familjes. Vuajnë pasojat e papunësisë varfëruese e të pamundësisë për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten apo fëmijët.
Përballë padrejtësive të qeverisë, guximi i shqiptarëve do jetë më i fortë se forca e pushtetit arrogant.
Çdo ditë që kalon shënon afrimin drejt fundit të një qeverisje të dështuar që do mbahet mend për kanabizimin e Shqipërisë dhe inkriminimin e politikës.
Shteti duhet të kthehet në shërbim të qytetarëve.”