Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Popullariteti kundër rilindjes shumë i madh, s’mund të përkthehet ndryshe në kutinë e votimit

Kryemadhi: Popullariteti kundër rilindjes shumë i madh, s’mund

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në emisionin Real Story tha se në një farë mënyrë fitorja e opozitës në zgjedhjet e ardhshme është e sigurt sepse popullariteti kundër Rilindjes është i madh.

“Për mua edhe sikur Rama dhe Taulant Balla t’i numërojnë votat, popullariteti kundër rilindjes është aq i madh sa çdo lloj mekanizmi që mund të përdoret do ta bëj të pamundur përkthimin ndryshe të rezultatit në kutinë e votimit”, tha Kryemadhi.

Për Kryemadhin avantazhi pozitiv i dakordësimit me mazhorancën për Reformën Zgjedhore, është se marrëveshja nxori zbuluar Ramën dhe PS-në.

“Avantazhi pozitiv i asaj dakordësie është se nxorri zbuluar kryeministrin dhe PS. Se tregoi se donte të kapte procesin me administratën e tij. Pastaj u tërhoq dhe tha meqë nuk e pranoni administratën time do kthehemi të komisionet e mëparshme”, tha Kryemadhi në Real Story.

Të fundit