Flash News

KRYESORE

Kryemadhi porosit anëtarët e LSI në Durrës: Anuloni pushimet e Korrikut dhe Gushtit

Kryemadhi porosit anëtarët e LSI në Durrës: Anuloni pushimet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë sot e pranishme në qytetin e Durrësit, ku zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të LSI.

Kryemadhi u kërkoi simpatizantëve të LSI në këtë qytet që të përgatiten për zgjedhjet e reja.

“Muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi, por pune të plotë për zgjedhjet. Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.

Duke folur nga Durrësi, Kryemadhi u ndal edhe te rritja e çmimit të naftës, që sipas saj bëhet në favor të oligarkëve dhe do të rëndojë mbi xhepat e shqiptarëve të thjeshtë.

“Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive. Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetëra eskportues dhe mijëra prodhues në bujqësi”, përfundoi kryetarja e LSI.

Të fundit