Flash News

KRYESORE

Kryemadhi pranon se 'Zonjë e Parë' është më pak se 'zonja e Ilir Metës'

Kryemadhi pranon se 'Zonjë e Parë' është më

Gjatë fjalës së saj në Konventën Kombëtare të LSI për zgjedhjen e kreut të ri, Monika Kryemadhi ka falenderuar shumë figura, por nuk ka harruar padyshim bashkëshortin e saj, Ilir Metën.

Ajo tha se të ishte Zonja e Parë e  vendit, por për të kjo vlen vetëm gjatë ceremonive zyrtare pasi ndihet e nderuar që eshte zonja e Ilir Metës.

“Unë sipas protokollit do të jem zonja e parë e Presidentit. Unë iu them ju dhe gjithë skeptikëve se do të jem në ceremoni. Jam e nderuar më shumë se jam zonja e Ilir Metës, jam ndier zonjë shumë e  shumë vite më parë kur me Ilirin nisëm rrugëtimin politik. Asnjë ceremionial nuk i përcakton kufijtë e të qenit zonjë e parë në krah të një burri të sukseshëm, që më shumë se një zonjë ceremoniale kërkon një zonjë luftarake në betejat politike dhe  brenda mureve të Shqipërisë”-tha ajo.

Të fundit