Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Pushteti në grahmat e fundit, paketa anti-shpifje luftë e humbur e Ramës

Kryemadhi: Pushteti në grahmat e fundit, paketa anti-shpifje luftë e

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzon drejtësinë se është e kapur. Ajo mendon se me vendimin ndaj ish deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi goditi në emër të krimit të organizuar.

“Ata janë ‘fajtorë’, sepse nxorën të vërtetat në sytë e të gjithë shqiptarëve, treguan qartë se trafikantët qeverisin dhe bëjnë ligjin në Shqipëri, të ulur këmbëkryq edhe në karriget e qeverisë.

Këto dënime nuk trembin dhe nuk dekurajojnë askënd. Ato tregojnë se pushteti është në grahmat e fundit dhe beteja për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe largimin e trafikantëve nga pushteti është beteja e të gjithë shqiptarëve, të cilët nuk mund të pranojnë kurrsesi që në Shqipëri të qeverisë krimi i organizuar dhe grabitqarët e koncesioneve miliardere.”, shkroi ajo në Facebook.

Kryemadhi shtoi se LSI-ja do të vazhdojë që të demaskojë deri në fund kriminalizimin e qeverisjes dhe grabitjen shtetërore monstruoze të parave të shqiptarëve.

“Prokurorët dhe gjykatësit e këtij gjyqi farsë që u vu në shërbim të qeverisë së trafikantëve janë sot nën akuzë nga shqiptarët për këtë përdorim të drejtësisë në funksion të së keqes dhe në funksion të mbulimit të aferave kriminale.

Dënimi i Salianjit dhe i Olldashit si dhe miratimi i të ashtu quajturës paketa “Anti-shpifje”, është luftë e humbur e Edi Ramës për të fshehur të vërteta, të cilat tashmë të gjithë shqiptarët i njohin dhe për të cilat do t’i japin atij shumë shpejt dënimin e merituar.”

Të fundit