All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kryemadhi: Rama është sabotuesi më i madh i reformës në drejtësi

Kryemadhi: Rama është sabotuesi më i madh i reformës në
All - Paragraf - 1

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se edhe ndërkombëtarët kanë përgjegjësinë e vet për situatën në Shqipëri, ndërkohë që e quajti Edi Ramën si sabotuesin më të madh të reformës në drejtësi.

All - Paragraf - 3

“Ne jemi në këtë situatë edhe për faj të ndërkombëtarëve. Sepse kur Shqipëria u kanabizua thanë se është vend normal dhe kur droga vërshoi në Evropë u shqetësuan.

LSI-ja nuk ka qenë kundër reformës në drejtësi. Ambasadori amerikan e pranoi se votat e LSI ishin të rëndësishme. Njeriut që nuk i interesonte më shumë nga të gjithë reforma në drejtësi ishte Edi Rama.

Që nga momenti që Manjani ia ka shpjeguar se çfarë është reforma në drejtësi, ai ka nisur sabotimin. Nëse reforma në drejtësi do ishe pa konsensus politik, me vota të blera, do të sithe e papranueshme për Bashkimin evropian. Ata nuk do të pranonin të financonin reformën.”, tha Kryemadhi në “Open” në Top Channel.

Kryetarja e LSI-sw foli edhe pwr marrëdhëniet brenda koalicionit opozitar.

‘Duhet të kuptojmë dy gjëra, është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe është një qëndrim që është shumë i qartë dhe është tjetër gjë se çfarë qëndrimi mban LSI-a. Mos harroni që është një tryezë e partive opozitare që merr një vendim të unifikuar dhe këndvështrimi tjetër që ne flasim është ajo që unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që ne nuk kemi frikë nga Edi Rama, sepse po e bëjmë sikur është Katallani që po na hedh zift. Edi Rama është një njeri që e arriti kulmin e vet dhe tanimë është një kështjellë rëre që do të shpërbëhet pak nga pak. Mjafton të lexosh 9 kushtet e Bundestagut gjerman dhe e kupton se kush është Edi Rama. Mjafton të lexosh raportin e OSBE-ODIHR dhe e kupton se kush është Edi Rama”.

Të fundit