Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Rama po bën përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme

Kryemadhi: Rama po bën përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme

Monika Kryemadhi bashkë me ish-deputetët e LSI-së dhe mbështetësit e kësaj partie janë nisur nga selia e LSI për t`ju bashkuar protestës përpara kryeministrisë.

Monika Kryemadhi u shpreh për Ramën duke thënë se kryeministri i Shqipërisë po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme e madje edhe për kandidatin për kryeministër të qeverisë tranzitore.

"Ndërkohë që ai vetëm flet për zgjedhje të parakohshme, e në fakt ai  ai po bën përgatitjet për këto zgjedhje dhe po mendon për këtë,"- u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi gjithashtu shprehet duke thënë se nuk mund të ketë zgjedhje në Shqipëri nëse nuk dalin përpara drejtësisë personat përgjegjës.

Të fundit