Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Rama qesharak, mashtroi për Vlorën, ilaçet dhe çamët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës se në aeroportin e Vlorës do të ketë 1.000 të punësuar me kohë të plotë.

Rama e kishte bërë këtë premtim në një postim në Facebook, më herët gjatë ditës.

Në postimin e saj, Kryemadhi shkruan:

Mashtroi për Vlorën, mashtroi për ilaçet, mashtroi edhe për pronat e çamëve.

Ky njeri nuk ka me asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët.

Sa qesharak që është!

Të fundit