Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij

Kryemadhi: Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka realizuar sot një takim me strukturat e kësaj force politike në Roskovec të Beratit.

Teksa foli para qytetarëve, Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama do të rrëzohet nga socialistët e tij, pasi rilindja nuk i përfaqëson më ata.

Duhet të rrëzojmë Ramën sepse shqiptarët meritojnë më shumë. Nuk kemi nevojë për një lider psikopat. Nuk do të ndalemi dhe do vazhdojmë çdo ditë që takohemi me qytetarët. Do ketë zgjedhje të parakohshme politike. Çdo ditë qe kalon Rama bëhet më i dobët. Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij, por ne do largojmë fenomenin e një kryeministri që është i lidhur me krimin”- u shpreh kryetarja e LSI.

Të fundit