Flash News

KRYESORE

Kryemadhi ‘reflekton’: Na falni për bashkëqeverisjen me PS

Kryemadhi ‘reflekton’: Na falni për bashkëqeverisjen me PS

Në konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjedhë kryetarin e ri të kësaj force politike pas dorëheqjes së Petrit Vasilit, Monika Kryemadhi ka kërkuar falje për bashkëqeverisjen me PS në këto 4 vjet. 

“Kërkoj falje për pjesën tonë të bashkëqeverisjes me Edi Ramën. Nuk reaguam fort kur konstatuam se Shqipëria po kthehej në një plantacion droge”, ka thënë Kryemadhi para të pranishëmve. 

Në fjalën e saj, Kryemadhi ka paralajmëruar se LSI do të ketë përpara një rrugë të gjatë dhe të vështirë, por që nuk do të ketë kthim mbrapa. 

“Besoj se është e qartë se ne jemi forca kryesore opozitare në Shqipëri. Ne do të jemi një forcë udhëheqëse opozitare, ata që do ta çojnë për skrap qeverinë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave”, ka thënë Kryemadhi. 

Ajo ka shtuar se beteja e LSI në Parlament do të jetë kundër asaj që e ka quajtur “kasta që ka marrë timonin e krimit”. “Ne do të bëjmë një opozitë të fortë, pa bërë kompromis me pushtetin”, ka vijuar Kryemadhi.

Të fundit