Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Rilindja e Ramës, tradhëtarja më e madhe e së majtës shqiptare, 80% e shqiptarëve të braktisur

Kryemadhi: Rilindja e Ramës, tradhëtarja më e madhe e së

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ne 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, duke theksuar se Rilindja është tradhtarja më e madhe e së majtës. Duke komentuar zgjedhjet e 30 qershorit, Kryemadhi theksoi  se qytetarët  i dhanë të drejtë opozitës pasi 80% e tyre braktisën duke mos marrë pjesë në kutitë e votimit.

“Ajo ka shkelur pa mëshirë vlerat e saj themelore, duke shkatërruar institucionin e votës dhe të zgjedhjeve, ku sovrani qytetari i thjeshtë është i pafuqishëm. Kjo  tregon qartë që shteti, morali ka rënë totalisht. Raporti i OSBE për zgjedhjet, i shkruajtur i zezë mbi të bardhë, tregon se opozita ka pasur të drejtë në vendimet e saj. Sot bota politike, intelektuale dhe akademike, nga vendi më i vogël  i rruzullit e deri tek më i madhi, po diskuton e debaton një problem të mprehtë, që në Shqipëri, fatkeqësisht për kushtet dhe veçoritë  dhe sidomos në këto vitet e regjimit të Rilindjes, nuk është thjesht një problem, por një dramë që po shkatërron këtë vend. Që ka mpirë shoqerinë dhe po i  çon djemtë dhe vajzat tona gjithnjë e më shumë larg Shqipërisë”- tha ndër të tjera Kryemadhi.

 

Të fundit