Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të frikës dhe pasigurisë

Kryemadhi: Shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të

Gjatë një takimi në qytetin e Kuçovës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli për gjendjen e vështirë me të cilën po përballen sot qytetarët shqiptarë.

“Njerëzit e kuptojnë që situata është me të vërtetë shumë e rëndë, situatë e rëndë ekonomike, politike dhe situatë e rëndë e sigurisë. Kjo vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi ose thënë ndryshe si rezultat i licensimit të grupeve kriminale nga kryeministri”, tha kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin se është vënë në funksion të bandave, duke shkelur ligjin, ndërkohë që politikën po e përdor si kamxhik mbi qytetarët e pambrojtur. Ajo shtoi se shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të frikës dhe pasigurisë.

Të fundit