Flash News

KRYESORE

Kryemadhi me shumë angazhime, s’ka kohë për bashkëshortin: Ka 12 ditë që s’e kam parë Metën

Kryemadhi me shumë angazhime, s’ka kohë për

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është angazhuar në politikë aq shumë saqë siç kuptohet nga fjalët e saj, nuk ka kohë për bashkëshortin.

Kryemadhi, në një deklaratë për median, e pyetur nga gazetarja nëse do të ishte mirë që presidenti Meta të thirrte në një tryezë atë, Ramën dhe Bashën për të rënë në një marrëveshje në lidhje me kryeprokurorin e ri, u shpreh shumë shkurt.

“Me thënë të drejtën ka 12 ditë që s’e kam pare dhe s’kemi folur për reformën në drejtësi. Unë edha mbrëmë në darkë ai ka ikur sot herët. Të jem e sinqertë nuk më intereson se ç’bën presidenti i Republikës për reformën në drejtësi. Kushtetuta me 140 vota ia ka hequr të drejtën", u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se thirrja e Ramës për marrëveshje me Bashën është më shumë ‘lojë’ e kryeministrit për të shkaktuar aludime.

Të fundit