Flash News

KRYESORE

Kryemadhi solidarizohet me fqinjët grekë për tragjedinë: Momente force dhe mbështetje!

Kryemadhi solidarizohet me fqinjët grekë për tragjedinë:

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi solidarizohet me fqinjët grekë pas tragjedisë së djeshme, ku për shkak të një zjarri masiv ndërruan jetë 77 persona, si dhe plagosur e zhdukur me qindra të tjerë.

Në një reagim në Facebook Kryemadhi shkruan:

“Solidarizohemi me fqinjët tanë grek në këto ditë të vështira të humbjes së dhjetëra jetëve dhe qindra të plagosurve nga kjo katastrofë.

Janë momente që kanë nevojë për forcë dhe mbështetje.

Jemi pranë jush, duke u lutur në çdo moment, që zoti t’ju lehtësojë dhimbjen dhe të shpëtojë jetët e të gjithë të lënduarve nga kjo tragjedi!”

Të fundit