Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Sonte është radha ime të kaloj natën tek teatri, ftesë Ruçit dhe Majkos

Kryemadhi: Sonte është radha ime të kaloj natën tek teatri,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se pas Bashës, sonte është radha e saj të kalojë natën te Teatri Kombëtar, në mbështetje të artistëve për mbrojtjen e godinës.

Gjatë një interviste për Ilva Taren në Euronews, Kryemadhi fton për rezistencë edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruci dhe  ministrin e Diasporës Pandeli Majko.

“Po, sonte e ka radhën Monika Kryemadhi natën në Teatër me gjithë mbështetësit e saj dhe të Teatrit dhe çdo qytetar i grabitur, i frustruar dhe i varfëruar nga kjo qeveri.

Ky zotëria që paska para për të prishur Teatrin, po si nuk paska para për tu dhënë shqiptarëve pagat e luftës. Ky zotëri, ky ka para për ta prishur njëherë, ti do prishësh teatrin pa gjetur para për ta ndërtuar? Ama ky do të prishë teatrin që kullat private që do të ndërtojë në pronën private të marrë mundësinë e lartësisë sepse Teatri është i prishur dhe nuk do të ruajë distancën e kullës. Z.Basha e tha vija është e kuqe, unë jam edhe më ekstreme se z.Basha, nuk ka më vijë të kuqe dhe mos të guxojë më njeri te Teatri.

Nuk do të jem atje as si kryetare partie, jam munduar të qëndrojë larg, duke menduar që gjithmonë kanë dashur si kauzë për të larguar vëmendjen. Hapnin teatrin për të vjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, për të bërë një tender, po themi merrnin tamponët me 3 euro dhe ia shisnin qeverisë shqiptare me 120 euro. Hapnin konfliktin e Teatrit për të marrë ato Land Roverat e policisë që i kanë kushtuar shqiptarëve 25 milionë euro. Me ato 25 milionë euro do kishin ndërtuar të paktën 100 shtëpi nga ato të rrenuarat e tërmetit.

Rezistencë deri në fund, sepse këtu nuk është më për Monikën debati dhe as beteja. Se dakord për kodin zgjedhor po të dalim në rrugë thonë këta po dalin për veten e tyre. Për Teatrin ne do të bëjmë rezistencë dhe sot te Teatri janë të gjithë bashkë. Unë ftoj dhe z.Gramoz Ruci dhe z.Pandeli Majko dhe të gjithë socialistët. Vetëm Erion Veliaj dhe Edi Ramën nuk i ftoj sepse janë pjesë e kësaj dhe po ju them një gjë sinqerisht. Ka ardhur fundi i çdo limiti njerëzor i durimit dhe i pranimit. Teatri është shtëpia e shqiptarëve.

Edhe Shipëria është e shqiptarëve dhe gjuha me revolta dhe me rebelim nuk I qetëson të gjithë do duhet të gjejmë mënyrën për të mos u përplasur..

Absolutisht, nëse z.Rama ka marrë paradhënien e Kullave të Teatrit bën mirë që t’ua kthejë se i dalin paratë e koncesioneve për të shlyer borxhin e disa viteve më përpara”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit