Flash News

KRYESORE

Kryemadhi sulmon Haki Çakon: S’trembemi nga falangat policore

Kryemadhi sulmon Haki  Çakon: S’trembemi nga falangat policore

Me anë të një statusi në faqen e saj të “Facebook”­ut, Kryemadhi pohon se LSI nuk frikësohet as nga drejtues të PS-­së apo PD-­së, ndërsa u bëri thirrje të rinjve që të mos tremben nga askush dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Nënkryetarja e LSI, njëherësh dhe kandidate për deputete si kryesuese e listës në Qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi ka sulmuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se forca që ajo përfaqëson nuk trembet nga falangat.

Reagimi i Kryemadhit vjen pak orë pasi Policia e Shtetit nisi procedimin penal për administratorin e Njësisë Bashkiake nr.2, Elez Gjozaj, nën akuzën se ky i fundit regjistroi fiktivisht 70 persona në banesën e tij dhe se ka marrë pjesë në fushatë, duke shkelur Kodin Zgjedhor

Të fundit