Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Kryemadhi sulmon Ramën për paketën anti-KÇK: Kryeministër i lodhur, kërcënoi edhe deputetët e tij
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama lidhur me prezantimin e paketës anti-KÇK.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se Edi Ramës po i vjen fundi, duke vënë në dukje faktin që sipas saj, gjatë fjalës së sotme në prezantimin e platformës kryeministri kërcëoi edhe deputetët e tij.
Ajo shtoi se ngritja e strukturës anti-KÇK bëhet për qëllimin e kryeministrit për të vendosur një strukturë paralele ndaj SPAK dhe BKH për të prishur hetimet.
“Çdo ditë dhe më shumë, për sytë dhe shqiptarëve dhe sytë e dashamirësve shikohet sesi sabotuesi kryesor, sesi shkatërruesi kryesor i Reformës në Drejtësi vazhdon që të sabotojë çdo ditë dhe më shumë reformën dhe të shkelë Kushtetutën. Krijimi i policisë politike, asaj që na lançojë kryeministri në ikje, kryeministri ynë i lodhur dhe ai që mund të themi i kapur nga krimi i organizuar, vazhdon dhe provokon. Sot që ngrihet SPAK dhe Byroja e Hetimit, që për më shumë se 2 vitesh është mbajtur peng nga Edi Rama dhe grupi i tij, sot ai na lançon KÇK e famshme, policinë politike të tij.
Deri më sot kemi pasur një polici që ka qenë avokate e ethshme, avokate me një dashuri të jashtëzakonshme për krimit të organizuar, për bandat kriminale, për grabitësit e pronës publike, për koncesionarët, për oligarkët, por kemi pasur një polici persekutore të qytetarëve dhe tradhtare të aksioneve të partnerëve tanë ndërkombëtarë përsa i përket trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Kemi parë sesi tradhtoheshin, sesi spiunoheshin aksionet e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kemi parë sesi rrihen dhe sakatohen investitorët e huaj dhe më pas rrahësit e dhunuesit hanë dhe pinë me drejtues të qeverisë shqiptare.
Kemi parë sesi nxirren në 5 të mëngjesit fëmijët nga shtëpitë e tyre me gaz lotsjellës, në mënyrë të tillë që mbi rrënojat e shtëpive të tyre që janë ndërtuar me gjak dhe me djersë, të ngrihen kullat e oligarkëve, të kriminelëve dhe të trafikantëve të drogës. Kemi parë se si kjo polici jo vetëm që tradhton kolegët e saj, të cilët janë në luftë me bandat dhe kriminelët, por përkundrazi po e kthen sistemin e sigurisë shqiptare tashmë në një sistem politik. Ajo që dua të them dhe që dua të theksoj është se me veprimin e sotëm, që Rama kërcënoi dhe deputetët e bashkëpunëtorët e tij që kush nuk voton këtë ligj do të përjashtohet nga Grupi Parlamentar tregon haptas orientimin përfundimtar që Edi Rama po i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’i çuar drejt një vendi diktatorial dhe për të patur një kopje të shëmtuar të shumë vendeve të tjera. ”-tha ndër të tjera Kryemadhi.