Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kryemadhi takon kongresmenët e SHBA Joe Willson dhe Jim Costa
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA zhvilloi takime edhe me kongresmenet Joe Willson dhe Jim Costa.
Sipas Kryemadhit, Wilson përfaqësues i South Carolinës ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.
“Gjatë diskutimit mjaft impresionues me të, ai shprehu gatishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë, rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e vendin e veçantë të saj si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë.
Fryma e të gjithë takimeve mbresëlënëse në Kongres dhe Senat ishte rikonfigurimi i një mbështetjeje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA”, u shpreh Kryemadhi.