Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se krimi e shikon politikën si mjet për të kontrolluar sistemin, ndërsa politika tashmë është bërë argate e krimit.
Kryemadhi u shpreh se ka prezencë kriminelësh në zyrat e shtetit dhe jo krimineli vetë, por e dashura, motra ose bashkëshortja e tij.
“Dëgjojmë që kriminelët që janë në kërkim bëjnë sherre nëpër klube dhe nuk del asnjë njoftim. Ndërsa politika tashmë është bërë argate e krimit. Ka prezencë kriminelësh në zyrat e shtetit. Jo krimineli vetë në zyrë, por e dashura, motra ose bashkëshortja e tij”, deklaroi Kryemadhi në emisionin ‘Open’.
Discussion about this post