Flash News

KRYESORE

Kryemadhi thirrje strukturave të LSI-së: Gjeni socialistët e zhgënjyer

Kryemadhi thirrje strukturave të LSI-së: Gjeni socialistët e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në prag të nisjes së sesionit ët ri politik zhvilloi një takim me strukturat e degës së Tiranës.

Kryemadhi ka ndarë detyrat për strukturat e kryeqytetit teksa u ka kërkuar që të evidentojnë çdo socialist i cili është i zhgënjyer nga qeveria.

“Lëvizja e Gruas për Integrim do të hartojë planin e punës për çdo qendër votimi ku së bashku me strukturat e tjera të LSI-së do të evidentojnë çdo socialist të zhgënjyer nga Rilindja dhe do të bashkojë forcat progresive me të gjitha strukturat dhe forumet”, u shpreh Kryemadhi.

Sa i takon zgjedhjeve Kryemadhi tha se opozita e bashkuar do të dali së bashku në zgjedhje me një platformë të përbashkët.

 

Të fundit