Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Kryemadhi thirrje studentëve nga Kopshti Botanik: Të ndalim betonizimin e Rilindjes
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përmes një lidhje live nga ‘Facebook-u’ iu ka bërë thirrje studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që të bashkohen në mbrojtje të Kopshtit Botanik.
E ndodhur pranë Kopshtit Botanik, Kryemadhi lëshoi akuza ndaj qeverisë, se po kthen çdo institucion të arsimit në një lavatriçe të pastrimit të parave.
“Iu bëj thirrje gjithë studentëve të Shkencave të Natyrës dhe ish-studentëve që të na bashkohen, sepse universiteti ka nevojë për t’u bashkuar. Nuk duam që e vetmja gjë që i ka ngelur këtij fakulteti të betonizohet, siç ka ndodhur në gjithë Tiranën. Ne këtu kemi studiuar shumë bimë dhe specia e të rralla, por një specie nuk e kemi studiuar, specien e Rilindjes, që po pushton të ardhmen e shqiptarëve.
Idiokracia e Rilindjes, që kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe lavatriçe të pastrimit të parave, është një ndërhyrje dhe ndërgjegjësim i të gjithë shqiptarëve, pa dallim politik. Sot duhet të japim mbështetjen tonë për dijen, sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen tonë”, tha Kryemadhi.