Flash News

KRYESORE

Kryemadhi thirrje të rinjve të LRI-së: Bashkohuni me protestën e studentëve

Kryemadhi thirrje të rinjve të LRI-së: Bashkohuni me

Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje të rinjve të LRI-së që t’i bashkohen protestës së studentëve. Gjatë një takimi me të rinjtë në Korçë, Kryemadhi u kërkoi që t’i lënë kartat e anëtarësisë dhe t’i bashkohen protestës para kryeministrisë.

“Nesër të gjithë në protestë para kryeministrisë. Protesta e studentëve është një mësim për politikën. Bashkohuni me studentët. Kur jemi bashkë, jemi më të fortë. Nëse pedagogët në Korçë kanë pak dinjitet, duhet të ngrihen dhe të protestojnë bashkë me studentët”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se takime të ngjashme do të vijojnë edhe në qytete të tjera duke shtuar se “është një dhjetor për të kuptuar që sot më shumë se kurrë diskutohet e ardhmja e Shqipërisë”.

Të fundit