Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Tre ish-drejtuesit e policisë janë shumë afër

Kryemadhi: Tre ish-drejtuesit e policisë janë shumë afër

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Studio e Hapur” nga Eni Valisi në televizionin News 24, deklaroi se zyrtarët e policisë që janë larguar nga Shqipëria janë shumë afër, sipas saj kjo gjë dihet nga të gjithë.

 

"Dekonspirimi fillon që në momentin që nuk ju dha e drejta e prokurorisë. Më pas është mënyra se se si është proceduar. Kjo tregon se personat që janë të përfshirë janë ndihmuar nga policia, duke pastruar territorin. Normal që kush ka qenë drejto i policisë. Unë mendoj se ata janë larguar që në momentin që filloi diskutimi për Tahirin në Parlament.  Personat janë njoftuar për tu larguar. Problemi është se sa policia do të jetë e aftë për ti lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.  Unë kam përshtypjen se janë rreth Shqipërisë", u shpreh Kryemadhi.

 

Të fundit