Flash News

KRYESORE

Kryemadhi tregon për betejën me sëmundjen e rrezikshme

Kryemadhi tregon për betejën me sëmundjen e rrezikshme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar për momentet e vështira që ka kaluar, pasi ka vuajtur nga kanceri. Asaj iu desh që t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale jashtë vendit që të mund të shërohej.

Kryetarja e LSI-së tha në emisionin “Kjo javë" se vuante nga kanceri në qafën e mitrës.

“Kisha 5 vite që e mbaja nën vëzhgim. Kalova një proces shumë të vështirë, por gjithçka shkoi mirë falë që ishin të jashtëzakonshëm. Më kërkuan të bëja një ndërhyrja emergjente pasi ishte e pamundur të mbahej më nën kontroll dhe mund të kishte komplikime. E bëra jashtë vendit, në një shtet të BE-së sa 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe. Më vjen zor ta them pasi unë i respektoj shumë mjekët shqiptarë, por e bëra në një spital shëndetësor dhe nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro,”, tha Kryemadhi në emision.

Të fundit