Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Kryemadhi: U provua se zgjedhjet janë ilegjitime, dorëheqja e Ramës e pashmangshme
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e quajti gjendjen në vend mjaft të rëndë dhe përgjegjës për këtë sipas saj është vetë Edi Rama. Ajo theksoi në mbledhjen e kryesisë se përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild” janë provat që tregojnë se zgjedhjet janë ilegjitime.
“Shkaku i vetëm i një krize të tillë të shumëanshme është Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht ne krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës e pashmangshme. Përfshirja e krimineleve u faktua katerciperisht.Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes.
Kërcënimet me vendin e punës për votat janë praktikë e pisët e rilindjes. Edi Rama kurrë më nuk mund të administrojë zgjedhje. Rama është shkaku, sepse dështoi hapja e negociatave për anëtarësim ne BE.”, tha kryetarja e LSI-së.
Ajo shtoi se opozita është më e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin e votës së lirë.
“Qëndresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përballë qeverisë dhe parlamentit të kriminalizuar”-përfundoi ajo.