Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Zgjedhja e kryeprokurorit, antikushtetuese. Ta ndalojmë

Kryemadhi: Zgjedhja e kryeprokurorit, antikushtetuese. Ta ndalojmë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të kësaj partie, tha se procedura që po ndjek mazhoranca për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri është e jashtëligjshme dhe antikushtetuese.

Kryemadhi tha se për LSI-në nuk kanë rëndësi emrat por procesi që po ndiqet për çështjen e kryeprokurorit.

Duke bërë një pasqyrim për mënyrën sesi LSI po e shikon situatën në vend, Kryemadhi tha se “ka dy rrugë, ose të nënshtrohemi ose të kthehemi në njerëz që reagojmë ndaj këtij realitetit me të gjithat mënyra demokratike që na lejon ligji”.

Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve që nesër t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet para parlamentit në orën 09:30.

Të fundit