Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
“Me kryeministër Ramën nuk ka ministra”, flet Dule: Merr vendime kur sheh vizione gjatë natës
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24, foli për negociatat Shqipëri-Greqi dhe për plotfuqishmërinë e Bushatit.
“Ishte procedurë që duhet ta shohim të shkëputur nga thelbi. Kjo qeveri improvizon, është pa vizion të qartë dhe shpesh gjendet e papërgatuitur për të përmbushur kriteret ligjore. Nuk kemi një politikë të qartë të jetë dialoguar, është teori e njohjes së gjithçkaje dhe bën gjithçka pa një përgatitje”, u shpreh Dule.
I pyetur më tej se përse zgjati Meta ditët për dhënien e plotfuqishmërisë së Bushatit, Dule u shpreh, se Presidenti “kërkonte plotësimin e të gjithë parametrave”.
Ndërsa sa i përket pozicionimit të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, Dule shtoi, “Më lejoni të jem i qartë në konceptet e mia, nuk ka në qeveri me kryeministër Ramën ministra. Është koncepti i kryeministrit, i cili ka përzgjedhur me kushtet e tij dhe u ka imponuar mënyrën e të sjellurit. Dhe vazhdimisht vendos kur sheh vizione gjatë natës”, duke ironizuar në këtë mënyrë kryeministrin Rama.