Flash News

NDËRKOMBËTARE

Kryeministër shqiptar në Maqedoni? Sela: Mbulesë e diskriminimit të shqiptarëve

Kryeministër shqiptar në Maqedoni? Sela: Mbulesë e diskriminimit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, doli zyrtarisht me kërkesën për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Ali Ahmeti, partia e të cilit është pjesë e qeverisë, ka thënë se kryeministri shqiptar do të angazhohet për barazi të të gjithë qytetarëve.

Por për këtë deklaratë, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u shpreh se kryeministër shqiptar nuk quhet vetëm ai që flet shqip por ka platforma të në interes të shqiptarëve.

Në një intervistë për RTV Ora, ai thotë se kjo është një strategji e Ahmetit për të mbijetuar politikisht. Gjithashtu Sela shprehet se edhe sikur të mblidhen 30 vota të shqiptarëve, do të kishte 31 nga deputetët maqedonas.

Sipas tij, një kryeministër i drejtuar nga një mazhorancë maqedonase do të ishte thjesht një mbulim i diskriminimit që i ndodh shqiptarit.

“Kryeministri nuk mund të cilësohet shqiptar vetëm se flet shqip. Kryeministër shqiptar me veprime dhe platforma konkrete është në rregull. E para, kjo del nga goja e Ahmetit vetëm për të mbijetuar politikisht dhe nuk e ka për qëllim këtë lloj kryeministri që e përdor. Aq më tepër që e merr një figurë nga e kaluara të viteve 90′ i cili nuk veproi politikisht siç duhej që shqiptarët të kenë një ardhmëri më të mirë. E treta, Ahmeti nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë. Është thjesht një manipulim.

Kryeministri është një produkt i një rezultati minimal prej 61 votash dhe me këto 61 deputetë, shqiptarët në këto rrethana kurrë nuk i kanë pasur 30 deputetë. Dhe gjithmonë do të kemi 31 deputetë maqedonas dhe në këto rrethana mendoj që një kryeministër shqiptar, i drejtuar nga një shumicë maqedonase do të shërbente thjeshtë si mbulesë diskriminimit që i ndodh shqiptarit, etnik dhe gjuhësor. Nuk e kemi të nevojshëm për një gjë të tillë. Bëhet vetëm për interesa politikë.

Terreni dhe fushata elektorale që ne bëmë është shumë pozitive duke evituar provokimet që na janë bërë nga BDI, ne kemi zgjedhur një rrugë të drejtë e të paqtë. Mendojmë që ne ja kemi arritur t’i bëjmë shqiptarët bashkë, së pari me koalicionin me Alternativën. Ne kemi qenë të fokusuar në fushatë dhe të gjithë merren me partinë politike apo me koalicionin që udhëheq. Duke pasur parasysh që ato kanë të gjithë pushtetin lokal mund t’i krijojë një farë avantazhi Zaevit. Ne jemi të sigurt tek vendi ynë”, tha Sela./Marrë nga Ora News

Të fundit