Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në këtë fundviti se të gjithë ata të cilët që janë akuzuar nga prokuroria, do të japin llogari pavarësisht se deri më tani i kanë shpëtuar drejtësisë. Ai e shikon vitin 2020, si periudhën kur do të marrë fund forca e krimit dhe më të fortë nuk do të ketë.
“Viti 2020 duhet të shënohet si viti kundër forcës së krimit. Me të nisur Viti i ri tërmeti i shtetit do të bjerë fuqishëm mbi të fortët, që i bëjnë karshillëk komunitetit dhe këtij vendi, që nuk meriton njollën e pisllëkut. Kush është akuzuar nga Prokuroria dhe i ka shpëtuar drejtësisë, duhet të provojë pastërtinë e burimit të pasurisë. Kush i ka shpëtuar drejtësisë me anë të KÇK, do të përgjigjet”, tha Rama në mesazhin fundvitit drejtuar shqiptarëve. .
Gjithashtu ai paralajmëroi ndryshime të mëdha sa i përket shërbimeve që do të marrin qytetarët dhe risi nga ana e institucioneve shtetërore.
“Nisja e një pune për të marrë veten pas tërmetit na jep mundësinë të bëjmë një Shqipëri tjetër. Brenda vitit 2020 do marrë fund historia e shërbimeve me dosje sa një mal. Viti 2020 do të jetë epokë e re shërbimi. Punonjësit në shërbime do jenë shërbëtor të qytetarëve”.