Flash News

KRYESORE

Kryeministri britanik Boris Johnson preket nga Covid-19

Kryeministri britanik Boris Johnson preket nga Covid-19

Kryeministri britanik Boris Johnson ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Aktualisht, Johnson ndodhet në shtëpi i vetëizoluar, në gjendje të mirë dhe pa simptoma.

“Unë kam patur simptoma të buta të koronavirusit, domethënë një temperaturë dhe një kollë të vazhdueshme. Së bashku mund t’ja dalim. Unë do të vazhdoj punën nga shtëpia,” tha Johnson në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.

Dy ditë më parë, me koronavirus rezultoi edhe Princi Charles.

Sipas zyrës së Princit të Uellsit, princi ka shfaqur simptoma të buta dhe aktualisht është në gjendje të mire.

Të fundit