Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Bullgarisë: Më 15 korrik u tentua vrasja e Erdoganit

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka dhënë një intervistë për ‘Anadolu Agency’, ku ndër të tjera ka folur edhe për tentativën për grusht shteti më 15 korrik të 2016-s. Sipas Borisov, ajo ishte një përpjekje jo vetëm për të rrëzuar Erdoganin nga pushteti, por edhe për ta eliminuar fizikisht.

“Ajo tentativë për grusht shteti, në të vëretë nuk kishte për qëllim përmbysjen e Erdoganit, por vrasjen e tij. Kur merrja kritika për mbështetjen që kam dhënë për presidentin Erdogan, unë gjithmonë e jepja përgjigjen e njëjtë: Ne marrim për bazë të gjitha vlerat e demokracisë. Nëse vijmë te demokracia, nëse dëshirohet që t’i jepet një ‘shpirt’ këtij koncepti, demokracia i sheh si themelore dhe superiore zgjedhjet, votën dhe zërin e popullit. Marrja e pushtetit duke qëlluar objektivat civile me F16 dhe helikopterë ushtarakë nuk është metodë e pranueshme. Për këtë arsye unë e kam mbështetur presidentin Erdogan", ka deklaruar kryeministri bullgar.

Të fundit