Flash News

KRYESORE

Kryeministri çek tërheq dorëheqjen, kërkon shkarkimin e ministrit të Financave

Kryeministri çek tërheq dorëheqjen, kërkon shkarkimin e

Vetëm disa ditë më parë kryeministri çek Bohuslav Sobotka tha se do të jepte dorëheqjen, por  siç duket ka ndryshuar mendje.

Sobotka njoftoi sot se do të tërhiqte dorëheqjen e njoftuar fillimisht për gjysmën e dytë të majit dhe se do t’i propozonte presidentit, Milos Zeman shkarkimin e ministrit të Financave, Andrej Babis, dyshuar për mashtrim fiskal.

“Nuk do të paraqes dorëheqjen. Do t’i propozoj presidentit të Republikës shkarkimin e ministrit të Financave”, deklaroi për shtypin Sobotka, në konflikt të hapur me Babis.

Sipas mendimit të disa ekspertëve, dorëheqja e një kryeministri çon automatikisht në dorëheqjen e qeverisë, në kuadër të Kushtetutës çeke.

“Shpresoj që presidenti do të respektojë Kushtetutën”, nënvizoi Sobotka.

Të fundit