Kryeministri Conte jep dorëheqjen: Qeveria përfundon këtu, Salvini i papërgjegjshëm

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen. Ai e bëri të qartë se puna e qeverisë përfundon këtu dhe se nuk do të punojë më me zv/kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm Mateo Salvini dhe partinë La Lega sepse është i papërgjegjshëm. Për Salvinin tha se duhet të sqarojë marrëdhëniet me Rusinë.

Rreth gjysmë ore përpara se të niste mbledhja e senatit, blogu i lëvizjes politike Cinque Stelle, publikoi një postim ku e paraqiste Salvini-n si jo të besueshëm, duke e bërë të qartë se një aleancë verdhe-gjelbër tanimë është e pamundur.

Kurse vetë Salvini, pas deklaratës së Conte-s tha se ai do të ribënte gjithçka dhe se “nuk ka frikë nga gjykimi i italianëve”. “Ju doni që të bëni manovër bilanci kurajoze dhe reforma domethënëse? Ne jemi gati”, tha ai.

Matteo Renzi nga PD u shpreh i kënaqur për fundin e punës së qeverisë populiste, ndërsa tha “ Ne do të bëjmë pjesën tonë, që të evitojmë që këtë dështim ta paguajnë italianët”.

Pas përfundimit të punimeve të senatit, kryeministri do të shkojë te presidenti Mattarella, të japë dorëheqjen.