Flash News

KRYESORE

Kryeministri grek anulon dekretin e ish ministrit të Jashtëm për zgjerimin e ujërave territoriale

Kryeministri grek anulon dekretin e ish ministrit të Jashtëm për

Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka anuluar sot dekretin e Nikos Kotzias për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale të Greqisë. Sipas Cipras, do të ngrihet Këshilli Kombëtar i Politikës së Jashtme dhe procesi do kryhet gradualisht, me dialog të përbashkët me gjithë partitë politike. Kryeministri siguron se vendimet përfundimtare do të kalojnë me ligj në Parlament dhe jo me dekret presidencial sipas formulës Kotzias.

Në lidhje me deklaratat Kotzias për zgjerimin e ujërave territoriale, Greqia ka ndeshur kundërshtime të forta nga Turqia, duke i konsideruar këto deklarata si shkak lufte.

Në debatin e ujërave territoriale përfshihet edhe Shqipëria, në vijën Joniane nga ishujt Othonos dhe Diapontike. Pala greke, gjithsesi, thekson se me Shqipërinë nuk ka çështje prioritare për politikën e jashtme, se marrëdhëniet janë tejet miqësore dhe se nuk ka asnjë problematike.

Të fundit