Flash News

KRYESORE

Kryeministri Haradinaj: Përhapja e ideologjisë islame, axhendë e rrezikshme për Kosovën

Kryeministri Haradinaj: Përhapja e ideologjisë islame, axhendë e

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lëshuar një deklaratë të ashpër sa i përket ideologjisë islame që vjen nga shtetet e huaja, duke e konsideruar axhendë të rrezikshme për vendin.

“Përhapja e ideologjisë fetare, ideologjisë islame nuk është vënë në shërbim të fesë, nuk ka për qëllim fenë, por është agjendë e rrezikshme, rrezikon Kosovën”, theksoi kryeministri, duke shtuar se Kosova duhet thënë jo një projekti të tillë, që e vendosë në hartën e gabuar.

Haradinaj mori pjesë në lansimin e raportit “Të kuptuarit e faktorëve shtytës dhe tërhjekës në Kosovë, intervistat me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre”, të përgatitur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), ku u shpreh se ideja se islami është i rrezikuar në Kosovë, është një ide false, ide e eksportuar në Kosovë nga ata që e kanë definuar rrjetin islamist si mënyrë që të zbatojnë axhendat e tyre, e që kanë për qëllim rrezikim e të tjerëve dhe jo vetëm rendin shoqëror dhe institucionet, por edhe qytetarët.

Me tej kryeministri Haradinaj theksoi se nuk është bërë luftë as të mbrohet as të zhvillohet islami në Kosovë, as të rritet e kultivohet, sepse feja islame, myslimanizmi në Kosovë është tradicional dhe i respektuar, duke bashkëjetuar me fetë tjera.

Vitin e fundit është rritur shqetësimi në Uashington dhe Bruksel për ndikimin gjithnjë e më të madh të grupeve ekstremiste të Arabisë Saudite, Iranit dhe vendeve të Gjirit Persik që kërkojnë të zgjerojnë influencën e tyre në vendet e Ballkanit, duke përdorur besimin islam.

SHBA rikthehet në Ballkan, ‘buldozieri’ emërohet ambasador në Maqedoni

Të fundit