Flash News

KRYESORE

Kryeministri hungarez për kritikët e tij në PPE: Idiotë të dobishëm

Kryeministri hungarez për kritikët e tij në PPE: Idiotë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka reaguar pas kërkesës për ta përjashtuar nga Partitë Popullore Europiane, duke i quajtur kritikët e tij në PPE “idiotë të dobishëm”.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”, lideri populist hungarez tha se anëtarët e parlamentit të BE që duan që ‘Fidesz’ të përjashtohet nga Partia Popullore Europiane janë "idiotë të dobishëm" për të majtën.

“Përderisa ata besojnë se po bëjnë një luftë shpirtërore, në fakt po u shërbejnë interesave të të tjerëve, kundërshtarëve tanë”,tha ai

Disa ditë më parë, udhëheqësit e partive kryesore kristiandemokrate dhe konservatore kanë kërkuar që partia e Orbanit të përjashtohet nga e djathta europiane, mundësi që mbështetet edhe nga kandidati kryesor i PPE në zgjedhjet për Parlamentin Europian, të cilat zhvillohen në maj, politikani gjerman Manfred Weber.

Të fundit