Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Australisë: Jemi të hapur për zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem

Kryeministri i Australisë: Jemi të hapur për zhvendosjen e

Ministri i Jashtëm palestinez Riyadh al-Maliki kritikoi deklaratën e kryeministrit australian, Scott Morrison, i cili bëri të ditur se vendi i tij ishte i hapur për njohjen e Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Sipas Al-Malikit duke vepruar kështu, Australia mund të rrezikonte lidhjet e saj tregtare me vendet myslimane si Indonezia.

"Duke vepruar kështu Australia po shkel ligjin ndërkombëtar. Australia nuk po respekton rezolutën e sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe në veçanti rezolutën 478 të vitit 1980”, tha ai.

Kryeministri australian, Scott Morrison, në një deklaratë është shprehur se “ai vetë dhe qeveria e tij” ishin të hapur për njohjen e Jeruzalemit si “kryeqytet të Izraelit” dhe zhvendosjen e ambasadës australiane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

“Australia në këtë pikë duhet të jetë e hapur. Unë jam i hapur edhe qeveria jonë është e hapur në këtë çështje", shtoi Morrison.

Të fundit