Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Britanisë ia doli! Rezulton negativ edhe në testin e fundit për Covid-19

Kryeministri i Britanisë ia doli! Rezulton negativ edhe në testin e

Kryeministri Britanik Boris Johnson është shëruar nga koronavirusi dhe në testin e fundit ka rezultuar negativ, pra pa prezencën e virusit Covid-19 në trup.

Media britanike Standard.com, duke cituar burime nga Downing Street shkruan se para se Johnson të dilte dje nga spitali, bëri testin e fundit, që ka konfirmuar pak minuta më parë se ai ka rezultuar negativ ndaj virusit.

55 vjeçari rezultoi me koronavirus me datë 26 mars, qëndroi 4 ditë në trajtim intensiv ku pati shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore, por më në fund ia doli.

Pas largimit nga spitali të dielën e 12 prillit, Johnson falenderoi përzemërsisht mjekët, duke thënë se u kishte borxh jetën.

Johnson tani po trajtohet në rezidencën zyrtare të fshatit, Checkers, në Buckinghamshire.

Të fundit