Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Libanit jep dorëheqjen pas protestave të popullit

Kryeministri i Libanit Saad al-Hariri dha dorëheqjen ditën e sotme, pasi nuk ishte në gjendje që të zgjidhte një krizë politike vazhdimisht në rritje kundër elitës së vendit. “Unë jam përpjekur, gjatë kësaj periudhe që të gjej një zgjidhje, nëpërmjet të cilës të dëgjoj zërin e njerëzve.

Për të gjithë faktorët në jetën politike, përgjegjësia jonë sot është se si ta mbrojmë Libanin dhe të ri ngjallim ekonominë. “, tha al-Hariri për mediet.

Prej dy javësh, në Liban ka pasur protesta masive me njerëzit që kanë kërkuar reforma serioze për të goditur korrupsionin dhe elitën sunduese. Gjithashtu lëvizja ka kërkuar që qeveria të dorëhiqet. Vendimi i tij për t’u dorëhequr duket se do të inatosë drejtuesit e grupit militant shiit Hezbollah.

Hassan Nasrallah, që drejton grupin, e ka paralajmëruar dy herë Hariri-n që të mos të japë dorëheqjen, pasi ky veprim do të krijojë një boshllëk politik.

E veçanta e këtyre protestave është se në shesh kanë dalë njerëz nga të gjitha përkatësitë etnike, myslimanë, të krishterë, druzë, duke i bërë këto protesta gjithëpërfshirëse.

Të fundit