Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Kryeministri i qeverisë tranzitore, deputeti Gurakuqi: Refuzojmë djalin ‘patriot’ të anëtarit të Komitetit Qendror
Deputeti i PD, Romeo Gurakuqi thotë se kriza politike nuk do të zgjidhet duke “zëvendësuar djalin aventurier të anëtarit të Presidiumit te Kuvendit Popullor, me djalin “patriot” të anëtarit të Komitetit Qendror”, thekson Gurakuqi pa permendur emrin se kujt i referohet.
Por Gurakuqi thekson se kjo është “një manovër qesharake e papranueshme, një lëvizje foshnjerake e aktorëve të lidhjeve të vjetra.”
“Dirigjenti” dhe “violina e parë” e “orkestrës” së grabitjes së mandateve në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, janë njëlloj përgjegjës për ndërtimin e piramidës ilegjitime të pushtetit socialist. Madje, askush nga përgjegjësit e drejtpërdrejtë të krimit elektoral, të grabitjes së parasë publike, të ndërtimit të ndërmarrjeve dhe bankave fantazmë, nuk do të jetë i pranueshëm si trampolinë e zgjidhjes së krizës”, shprehet ndër të tjera Gurakuqi.
Reagimi i plotë i Romeo Gurakuqit:
Te mos e mendoje ndonje nga zedhenesit e perkushtuar te Ortakerise, qe kriza do te zgjidhet duke zevendesuar djalin aventurier te anetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor, me djalin “patriot” te anetarit te Komitetit Qendror!
Eshte vecse nje manover qesharake e papranueshme, nje levizje foshnjerake e aktoreve te lidhjeve te vjetra.
“Dirigjenti” dhe “violina e pare” e “orkestres” se grabitjes se mandateve ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017, jane njelloj pergjegjes per ndertimin e piramides ilegjitime te pushtetit socialist.
Madje, askush nga pergjegjesit e drejtperdrejte te krimit elektoral, te grabitjes se parase publike, te ndertimit te ndermarrjeve dhe bankave fantazme, nuk do te jete i pranueshem si trampoline e zgjidhjes se krizes.
Qeveri tranzitore eshte para se gjithash nje qeveri e njerezve patriote, te ditun dhe te ndershem; nje ekip teknicienesh te paanshem dhe racionale, qe do te kene si mision te vendosin ne balance Shtetin dhe nensistemet perberes te tij, te deformuara ne menyren me te pangjashme, nga veprimi irracional dhe i kompromentuar, i njeriut qe drejtoi per 6 vite qeverine.
Asnje kompromis i ketij lloji nuk e shpeton kete legjislature nga asgjesimi. Vetem nje zgjidhje e vertete dhe thelbesore, qe perjashton nga vendimarrja politikanet delinkuente te kapur ne vjedhje dhe pergjime me bandat, mund te jete e pranueshme.
Problemi themelor mbetet pikasja e nje Kryeministr te duhur, atij te paanshmit dhe te pakapurit prej Ortakerise se kompromiseve te paprincipta.
Koha e numerimit mbrapsht per Grupimin Socialist tashme ka filluar! Opozita Demokrate e tha fjalen e vet.
Te enjten populli do te thote kumtin e tij, pavaresisht nese KM do ta mbaje ose jo, telefonin ne veshin e tij te majte.