Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Izraelit: Kërcënimi më i madh i botës është Irani

Kryeministri i Izraelit: Kërcënimi më i madh i botës

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyhu, në Konferencën për Siguri në Mynih, është shprehur se Irani përfaqëson “kërcënimin më të madh në botë”, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të luftuar “regjimin” e Teheranit që “kërcënon paqen”.

Netanyahu kritikoi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, sipas së cilës Teherani duhet të ndalojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk e ka bërë Iranin më të matur qoftë në nivelin vendor apo atë ndërkombëtar.

Netanyahu ka thënë se ka “ngjashmëri” mes  Iranit dhe Gjermanisë Naziste, duke thënë se udhëheqësia iraniane dëshiron ta shkatërrojë Izraelin. Netanyahu ka paralajmëruar, se Irani nuk duhet “të testojë vendosshmërinë e Izraelit”.

Të fundit