Flash News

KRYESORE

Ironizon deputeti i LSI-së: Kryeministri ia dha....Cakës. Hallall

Ironizon deputeti i LSI-së: Kryeministri ia dha....Cakës. Hallall

Vendimi i kryeministrirt Edi Rama për t’ia deleguar funksionet e Ministrit të Jashtëm, zv.ministrit Gent Cakajt, ngjalli reagime të shumta nga politika, përfshirë dhe deputetët e LSI-së.

Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili, teksa ironizon vendimin e Ramës, shkruan në Facebook:

Kryeministri ja dha....Cakës.

Hallall.

Kjo eshte dashuri e vertete !!!

Kjo eshte dashuri e vertete !!!

Edhe ish-ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ka dalë kundër vendimit të Ramës, ndërsa komenton:

Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet!

Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten!

Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!

Të fundit