Flash News
Shtyhet sërish procesi për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Ironizon deputeti i LSI-së: Kryeministri ia dha....Cakës. Hallall
Vendimi i kryeministrirt Edi Rama për t’ia deleguar funksionet e Ministrit të Jashtëm, zv.ministrit Gent Cakajt, ngjalli reagime të shumta nga politika, përfshirë dhe deputetët e LSI-së.
Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili, teksa ironizon vendimin e Ramës, shkruan në Facebook:
Kryeministri ja dha....Cakës.
Hallall.
Kjo eshte dashuri e vertete !!!
Kjo eshte dashuri e vertete !!!
Edhe ish-ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ka dalë kundër vendimit të Ramës, ndërsa komenton:
Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet!Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten!
Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!