Flash News

KRYESORE

Kryeministri mbledh socialistët, Bushati e bojkoton. Cilat janë porositë e Ramës për kryebashkiakët e rinj

Kryeministri mbledh socialistët, Bushati e bojkoton. Cilat janë

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë, deputetët dhe kryebashkiakët e rajonit të Veriut. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ajo që ra në sy ishte mungesa e Ditmir Bushatit, i cili u shkarkua nga detyra e drejtuesit politik të Qarkut Shkodër në Asamblenë e fundit të PS-së.

Në një shkrim të gazetës ‘Panorama’ është bërë edhe zbardhja e pikave kryesore që u diskutuan në këtë mbledhje, ku kryeministri Edi Rama dha porositë e tij për kryetarët e rinj të bashkive, por edhe për deputetët.

Rama e ka vënë theksin tek lëvizjet në administratën vendore pas marrjes së drejtimit të të gjithë pushtetit vendor nga e majta.

Një nga porositë e kryeministrit për kryebashkiakët e rinj ka qenë futja në skaner e të gjithë punonjësve të bashkive të Veriut për të evidentuar lidhjet e tyre me socialistët dhe performancën në punë.

“Të mos ketë asnjë vonesë në konstituimin e këshillave bashkiakë, në mënyrë që të nisë puna për qeverisjen vendore. Ne duhet të bëjmë pa hukbur kohë vlerësimin e të gjithë të punësuarve që kanë lidhje direkte me shërbimet lokale. Thënë kjo, duhet një analizë e detajuar për kontributet e gjithsecilit, në raport me Partinë Socialiste. Nuk duhet të lejojma mahisjen e problemeve me administratat tona në territor”, ka theksuar Rama.

Afati i vendosur nga kryeministri për kryerjen e këtij skaneri është muaji shtator, kohë kjo kur edhe kryebashkiakët e rinj mund të paraqesin projektet e tyre për investimet publike.

Të fundit