Flash News

KRYESORE

Kryeministri Mustafa emëron katër ministra të rinj

Kryeministri Mustafa emëron katër ministra të rinj

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, emëroi sot katër ministra të rinj në qeverinë e Kosovës, të cilët do ta ushtrojnë këtë detyrë deri në krijimin e qeverisë së re.

Mustafa ka emëruar ministër të Financave, zëvendësministrin, Agim Krasniqi, ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin, Safet Kamberi.

“Në vijim, kryeministri Mustafa do të marrë vendim për emërimin e ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm, të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

 

Të fundit