Flash News

KRYESORE

Kryeministri Rama përsëriti nga Velipoja: E kemi fituar betejën me drogën!

Kryeministri Rama përsëriti nga Velipoja: E kemi fituar betejën

Ndër të tjera ai ka folur edhe për aktualitetin e trafikut të drogës pas pyetjes së bërë nga mediat. Edhe pse së fundmi janë kapur tonelata droge në Europë që mendohet se kanë shkuar nga Shqipëria, Rama tha se e kanë fituar betejën me drogën dhe territori është i pastër.

“Jemi në fazën përmbyllëse të betejës dhe ne e kemi fituar këtë betejë. Të dhënat janë kokëforta dhe propaganda për ta përcjellë gjithandej është e turpshme. Faktikisht sot jemi në kushtet kur territori është krejtësisht i pastruar nga kjo mortje dhe natyrisht që të gjitha këto që ndodhin në pikëpamje të transportit dhe luftës që zhvillohet për të penguar trafikuesit është një inerci që do të vazhdojë për një kohë të shkurtër. Nuk do të përbëjë më asnjë lajm apo aktualitet”,- tha Rama. Një koment kryeministri e pati edhe për deklaratën e Ambasadores së BE, Romana Vlahutin, e cila e cilësoi luftën ndaj kanabisit si një nga kushtet për hapjen e negociatave..

“Ka thënë thjesht që kjo temë është një temë e rëndësishme që do të konsiderohet patjetër edhe në momentin kur do të vazhdojë procesi për hapjen e negociatave. Nuk është çështje kushti por konstatime që lidhen me gjendjen e vendit. Unë nuk e shoh atë që tha Ambasadorja asht siç e kanë komentuar por thjesht si një vendosje të një çështje në qendër të vëmendjes duke pasur parasysh që edhe KE dhe BE janë të mirëinformuar në kohë reale që progresi i bërë në këtë aspekt është i jashtëzakonshëm dhe që ky vit e mbyll këtë film. Kush ka hyrë në këtë rol për të luajtur në këtë film duhet të gjejë rol tjetër pasi ky film mbaron këtë vit.”, Tha Rama.

 

Të fundit