Flash News

KRYESORE

Kryeministri Rama reagon sërish: Kush po i pengon studentët për dialog?

Kryeministri Rama reagon sërish: Kush po i pengon studentët për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pasditen e sotme, pasi studentët refuzuan thirrjen e tij për të negociuar apo dialoguar mbi kërkesat që ata kanë paraqitur.

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, Rama thekson se nuk po kërkon negociata me studentët protestues, por dialog. Ai përpiqet të ngrejë dyshime mbi pavarësinë e studentëve që protestojnë, kur pyet nëse ata që po pengojnë studentët për dialog, bëjnë edhe ‘telefonin e prishur’.

“Negociata?  Kush po kërkon negociata se unë kërkoj dialog, jo negociata. Frikën nga dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t'i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë, kush po i pengon studentët me megafon kundër dialogut, bën telefonin e prishur?”,- shkruan Rama.

Studentët kanë theksuar sot nuk do të pranojnë të diskutojnë kërkesat e tyre, por presin nga qeveria t’i realizojë ato.

Protesta për arsimin, angazhohen pedagogët në Tiranë: Këto janë katër propozimet tona, konçize dhe përmbajtësore

Të fundit